Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në stadiumin ‘Allianz Arena’, gjatë kohës kur po luhej derbi Bayern Munich – Paderborn.
Në tribunat e këtij stadiumi, ndërroi jetë një vajzë 14 muajshe. Sipas informacioneve, vajza është ngufatur.
Pas tentimeve për ta rikthyer në jetë, vajza u dërgua në spitalin e Mynihut, por ishte shumë vonë.
Gazeta Sinjali ua përcjell reagimin zyrtar të Bayern Munich lidhur me rastin, ku mësohen edhe detaje të tjera rreth këtij rasti.
“Një vdekje tragjike ka ndodhur në ‘Allianz Arena’, gjatë ndeshjes së Bundesligas, kundër Paderborn. Një vajzë 14 muajshe është ngufatur në stadium. Pas tentimeve për ta rikthyer në jetë, vajza u dërgua në një spital në Mynih, ku ndërroi jetë. Vajza ishte mbesa e lojtarit të Paderborn, Streli Mamba. Bayern Munich janë të thyer dhe shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e vajzës”, thuhet në reagimin e Bayern-it.