Bayern Munich ka shpartalluar Bayer Leverkusenin në xhiron e tetë në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.
Kampioni në fuqi e deklasoi kundërshtarin me rezultat të thellë 1-5.
Futbollisti kryesor, Robert Lewandowski, hapi takimin me golin e parë dhe të dytë për mysafirët.
Pjesa e parë vazhdoi me spektaklin, ku Thomas Muller u përkujdes për golin e tretë, kurse Serge Gnabry u kujdes për dy golat e tjerë.
Me rezultat 0-5 përfundoi pjesa e parë, në të dytën, vendasit shënuan golin e nderit.
Parick Schick shënoi golin e vetëm për Leverkusenin.
Bayern Munich me këtë fitore ngritët në pozitën e parë me 19 pikë, kurse vendasit me 16 pikë mbesin në pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/