Skuadra e Bayern Munich ka arritur ta marr një fitore të madhe ndaj Olympiacosit si mysafir me rezultat 3-2.
Ndeshja më mirë nisi për grekët kur Youseff El Arabi shënoi nga brenda zonës për 1-0 në minutën e 23-të.
Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 34-të. Se Lewandowski ishte në formë e tregon edhe minuta e 62-të kur shënon një gol për 2-1.
Fatin e takimit e vendosi Corentin Tolisso që shënoi në minutën e 75-të për 3-1.
Krejt çka bënë grekët ishte një gol i Guilherme pas tre minutash për 3-2.