image Bayern Munich e përmbyll sezonin me goleadë dhe Lewandowski bën historinë

Futboll

Bayern Munich e përmbyll sezonin me goleadë dhe Lewandowski bën historinë

news image

Skuadra e Bayern Munichut u përball me Augsburgun në kuadër xhiros së fundit (34) në Bundesligë, shkruan Sinjali Sport.

Ekipi bavarez fitoi me rezultat të thellë 4-2.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e nëntë me autogolin e Jeffrey Gouweleeuw, ndërsa në minutën e 24-të Serge Gnabry e dyfishoi epërsinë, kurse mesfushori gjerman Joshua Kimmich u përkujdes për golin e tretë, që e shënoi në mënyrë mjeshtërorë, golin e katërt e shënoi Kingsley Coman.

Ndërsa për të fundit gol u përkujdes Lewandowski që e realizoi golin e rekordit, ku u bë lojtari i vetëm në histori të Bundesligës që shënon 41 gola brenda një sezoni, duke e thyer rekordin e Gerd Muller që e kishte me 40 sosh.

Në anën tjetër për mysafirët Andre Hahn dhe Florian Niederlechner realizuan golat e nderit. /Gazeta Sinjali Sporti/