Karl-Heinz Rummenige është larguar nga Bayern Munich si drejtues pas 19 vitesh, njofton klubi bavarez, përcjell Sinjali Sport.
Ai ia ka lënë vendin e tij si CEO i Bayern Munich, Oliver Kahnit, që është përzgjedhur prej kohësh për të marrë këtë pozitë.
Rummenige do të largohet më 30 qershor, siç thuhet në një komunikatë zyrtare të klubit.
Karl-Heinz #Rummenigge to leave his role as #FCBayern CEO. Oliver #Kahn will take over from 1st July. #DankeKalle
— ????CHAMPIONS???? (@FCBayernEN) June 1, 2021
“Strategjikisht është momenti i duhur, mbyllet bilanci dhe në të njëjtën kohë, hapet një kapitull i ri, edhe me trajnerin e ri. Është më mirë edhe për të ardhmen e Bayernit, që sezoni i ri të nis me Kahn, si Shefin e ri Ekzekutiv”, ka thënë ai.
Kahn ka muaj që merr përgjegjësitë për vendimet më të rëndësishme, siç ishte edhe zgjedhja e trajnerit Julian Nagelsmann, ku u paguan edhe 25 milionë te RB Leipzig që ai të lirohej nga kontrata.
Nga nëntor i vitit 1991, Rummenige ishte si udhëheqës në klub, fillimisht në pozitën e zëvendëspresident. Që nga 2002 ishte Shef Ekzekutiv.
E ardhmja e tij ende nuk dihet, pasi së fundmi ka pasur oferta nga Federata Gjermane e Futbollit dhe UEFA, por që janë refuzuar.