Bayern Munich ka pësuar humbje të thellë në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Borussia Monchengladbach ka arritur të mposht Bayernin bindshëm 5-0 në kuadër të fazës 1/8 të Kupës së Gjermanisë.
Vendasit qysh në fillim treguan superioritetin dhe kaluan në epërsi në minutën e 2′ me golin e Ramy Bensebaini.
Edhe në vazhdim Gladbach ishte më e mirë dhe arriti të dyfishojë epërsinë në minutën e 15′ me golin e Ramy Bensebaini.
Vetëm pak minuta më vonë Bensebaini realizoi sërish për 3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Borussia Monchengladbach që shënuan edhe dy gola të tjerë.
Fillimisht në minutën e 51′ shënoi Breel Embolo për 4-0.
Ishte sërish Emboloi që realizoi në min e 57′ për rezultatin përfundimtarë 5-0.
Kështu Borussia kualifikohet tutje në Kupën e Gjermanisë duke eliminuar Bayernin me rezultat të thellë. /Gazeta Sinjali Sporti/