Bayern Munich tash e disa kohë ka mbetur pa kryetrajner.
Bavarezët, dëshirojnë ta rikthejnë sërish në skuadër, trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Kampionët gjermanë janë në kërkim të një pasardhësi të NIko Kovac, dhe Guardiola shihet si trajneri final në listën e ngushtë të kandidatëve për këtë pozitë.
Kujtojmë që ditë më parë, postin e kryetrajnerit tek Bayerni e kanë refuzuar, trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel si dhe ai i Ajaxit, Eik ten Hag./Gazeta Sinjali/