image Batuta e Albin Kurtit me pyetjen për Atifete Jahjagën

Kosovë

Konferenca/ Batuta e Albin Kurtit me pyetjen për Atifete Jahjagën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka marr seriozisht pyetjen nëse ish-presidentja Atifete Jahjaga, kishte qenë në dijeni që me kërkesën e Thaçit, FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të vendit.

Thaçi në letrën që i ka dërguar ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrë misione në veri të shtetit, pa KFOR-in, letër e cila nuk është bërë publike.

Në pyetjet e shumta të gazetarëve drejtuar kryeministrit, njëra nga to ishte se “a ka qenë e njoftuar ish-presidentja Atifete Jahjaga për letrën mes Thaçit dhe ish-sekretarit të NATO-s duke qenë se presidenti është komandant suprem i forcave të armatosura”.

Kryeministri Kurti u përgjigj me një batutë.

“Faleminderit për këtë pyetje kaq të mirë për zonjën Jahjaga”