image Bastisjet në Gllogjan, Prokurorja flet për hetimet pas vrasjes së trefishtë

Drejtësi

Bastisjet në Gllogjan, Prokurorja flet për hetimet pas vrasjes së trefishtë

news image

Prokurorja e rastit Sahide Gashi, ka njoftuar se janë kryer disa bastisje për vrasjen e mbrëmshme në Gllogjan që tronditi vendin, ku mbetën të vdekur tre persona, ndër ta dy nxënës të shkollës së mesme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ka pasur bastisje që është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit, por nuk ka rezultuar me ndonjë provë ose indentifikim të kryerësit ose kryerësve të mundshëm.Bastisjen janë kryer në fshatin Gllogjan të Deçanit”, u shpreh ajo para mediave.

Tutje, prokurorja u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u ofrojë çfarëdo informate të vlefshme që ka dhe të bashkëpunojë me prokurorinë. /GazetaSinjali/