Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka kryer një bastisje në një shtëpi në Prizren, gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.
Një burim brenda kësaj prokurorie i ka thënë Sinjalit se aty policia ka gjetur dhe ka konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë, pesha e së cilës nuk dihet ende.
Sinjali mëson se në prangat e policisë ka përfunduar një person me të kaluar kriminale.
Shtëpia e tij u bastis me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren./Gazeta Sinjali/