image Bastisje në Vitomiricë: Ky është pejani që iu gjetën rreth 100 fishekë në shtëpi, ndalohet për 48 orë

Siguri

Bastisje në Vitomiricë: Ky është pejani që iu gjetën rreth 100 fishekë në shtëpi, ndalohet për 48 orë

news image

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, Policia ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për kapjen e të dyshuarve me armë ilegale, por edhe me gjësende tjera të kundërligjshme.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, një ndër personat e arrestuar është kapur në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës, të hënën pasdite.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Fadil Berisha, 51-vjeçar, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor.

Sinjali mëson se në shtëpinë e tij u gjetën municion e sprej për sy, që i mbante pa autorizim. Zyrtarët policorë pas kontrollit, sekuestruan hiç më pak se rreth 100 fishekë që ia gjetën të dyshuarit.

Pas përfundimit të bastisjes, Berisa është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/