image Bastisje në Prizren, të dyshuarit iu gjet drogë dhe mjete për falsifikimin e parave

Siguri

Bastisje në Prizren, të dyshuarit iu gjet drogë dhe mjete për falsifikimin e parave

news image

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Prizren, ka ndaluar një person të dyshuar, pasi që tek ai ka gjetur dhe ka konfiskuar rreth 1.28g substancë narkotike të llojit marihuanë dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar për media se të dyshuarit i është kontrolluar edhe shtëpia me ç’rast i është gjetur:

  • Një kuti metalike me substancë të dyshuar të narkotikëve 14.10 g  Marihuanë,
  • letra të tejdukshme të kartëmonedhës së Dollarëve Amerikan gjithsej 200 copë të dyshuara për falsifikim,
  • narkotikë 8.31 g,
  • qese të zbrazëta rreth 100 copë,
  • një gotë plastike në farë e substancë të dyshuar të narkotikëve,
  • dy peshore elektronike, substancë e dyshuar e narkotikëve rreth 4.32g,
  • substancë e dyshuar e narkotikëve e llojit Marihuanë 2.73 g,
  • një USB,
  • 1 SD kart, 
  • pesë letra të tejdukshme të kartëmonedhës 100 Dollarësh, 
  • dy printera,
  • dy shtëpiza kompjuterike,
  • një shishe e mbushur me kalcium, 
  • Deglazer 1 litër dhe
  • një telefon.

Rasti është ende duke u hetuar, ndërsa i dyshuari gjendet në ndalim policor për 48-orë dhe pret të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake për t’u vendosur lidhur me masën për sigurimin e pranisë së tij. /GazetaSinjali/