image Bastisje në Pejë, arrestohet 59-vjeçari dhe konfiskohen armë

Kosovë

Policia/ Bastisje në Pejë, arrestohet 59-vjeçari dhe konfiskohen armë

news image

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të asistuar edhe nga njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, sot kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, 59-vjeçarit M. P., janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike M47, një pushkë ajrore, një pistoletë me gaz, një armë e gjatë e dëmtuar, një tytë e armës automatike e dëmtuar, dy pjesë të armëve të gjata dhe 14 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Ai dyshohet për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Gazeta Sinjali/