image Bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit, vjen reagimi i kryeministrit Hoti

Kosovë

Bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit, vjen reagimi i kryeministrit Hoti

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas bastisjes që njësitet e EULEX-it po ia bëjnë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hoti ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare dhe se njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi. Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/