Disa policë të Kosovës janë sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në Prizren, teksa kishin qenë duke bastisuri shtëpinë e një burri dhe një gruaje të komunitetit rom.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë bërë të ditur se pas urdhrit të këtij institucioni, Policia e Kosovës ka kryer bastisjen e shtëpisë së gruas së dyshuar dhe personit të dyshuar, ku më pas është përfshirë edhe babai i personit të dyshuar.
I gjithë aksioni kishte zgjatur rreth tri orë, ndërsa në shtëpitë e të dyshuarve është gjetur rreth 5.00 gram marihuanë dhe 80 gram ekstazi.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi me iniciale A.Sh. dhe P.H., janë duke u dyshuar për posedim të narkotikëve, ndërsa personi tjetër me iniciale V.Sh., po dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.
“Rreth orës 15:00 është arrestuar një grua e dyshuar e komunitet rom dhe i dyshuari nga i njëjti komunitet, pasi që fillimisht në çantën e saj është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e saj është gjetur dhe konfiskuar 5 gram marihuanë dhe 0.52 gram ekstazi”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë janë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë nga i dyshuari dhe babai i tij. Me vendim të prokurorit e dyshuara dhe i dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigje e Krasniqit.