image Bastiset banesa e ish-komandantit të UÇK-së, Vëllaznim Kryeziu - i konfiskohet telefoni

Drejtësi

Bastiset banesa e ish-komandantit të UÇK-së, Vëllaznim Kryeziu – i konfiskohet telefoni

news image

I është konfiskuar telefoni ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.

Konfiskimin e telefonit e ka konfirmuar Andin Kryeziu, djali i Vllaznim Kryeziut. Ai ka thënë se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit i është konfiskuar.

Sipas tij, personat që kanë qëndruar në banesën e babait të tij, kanë qenë të Zyrës së Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.

Sipas Andin Kryeziu për RTKLive, babai i tij, ish-komandant i Brigadës 122, nuk ka qenë i intervistuar me herët nga Gjykata Sepciale.

Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë, ende nuk është deklaruar për këtë rast.

/GazetaSinjali/