image Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon dëshmitarja e njëjtë

Drejtësi

Nis seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon dëshmitarja e njëjtë

news image

Ka vazhduar dita e tretë e dhënies së dëshmisë, të dëshmitarit të mbrojtur në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Dje e pardje dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.

Gjatë dy seancave, dëshmitarja është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.

Seancën mund ta ndiqni KËTU

Lluka Mishetiq avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, para se te hynte dëshmitarja në sallë kërkoi që ta dorëzoi një provë të re materiale, provë e cila nuk u kundërshtua nga ZPS-ja dhe më pas u pranua nga trupi gjykues.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

/GazetaSinjali/