Njësitet relevante policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Ferizajt, kanë realizuar operacionin “Basti 2”, në kuadër të të cilit kanë bastisur tetë lokacione ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Operacioni nisi në ora 19:00 të ditës së djeshme dhe zgjati deri rreth orës 01:00 të ditës së sotme.
Gjatë bastisje së këtyre lokaleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: tri aparate të kazinove, 15 shtëpiza të kompjuterit, 3 printerë të kompjuterit, 7 telefona celularë, para të gatshme në vlerë prej 570 euro, disa tiketa të printuara dhe material për shtypjen e tiketave të lojërave të fatit.
Për shkak se vepra penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” është e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Kosovës, gjatë zbatimit të këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona si të dyshuar, të cilët me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë./Sinjali/