image Basketbollisti i NBA shpërndan një video ku thuhet: “Vritni, vritni shqiptarët”

Basketboll

Thirrje/ Basketbollisti i NBA shpërndan një video ku thuhet: “Vritni, vritni shqiptarët”

news image

Basketbollisti i njohur i NBA, Luka Doncic në mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video ku dëgjoheshin thirrjet serbe ‘Vritni, vritni shqiptarët’.

Doncic menjëherë pasi i ka parë komentet e ka fshirë videon, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Kërkoj falje për videon që e postova. Nuk i kam parë fjalët e këqija. Unë nuk do të shpërndaja kurrë diçka të tillë’, ka shkruar Doncic në një postim në Tëitter.

Njerëzit që e duan basketbollin në Kosovë janë revoltuar nga ky postim i basketbollistit nga Sllovenia./Gazeta Sinjali/