Enver Hoti nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas deklaratës së bashkpartiakut të tij, Haxhi Hotit, i cili tha se Albin Kurti ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti e ka quajtur të papërgjegjshëm një deklarim të tillë duke thënë se kjo deklaratë është në kundërshtim me parimet e partisë së tyre.
“Deklarimi i Haxhi Hotit, është në kundërshtim me parimet e NISMA Socialdemokrate. Distancohem nga deklarimi i tillë i pa përgjegjshëm e dëmtues në radhë të parë për vetë imazhin e NISMA’s, dhe si i tillë cenon vlerat e shoqërisë sonë”, ka shkruar Enver Hoti në Facebook.
Kujtojmë se Haxhi Hoti, mbrëmë kishte bërë një postim të rrezikshëm për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
“Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.
Pas kësaj, Hoti lëshoi një tjetër deklaratë ku thotë se postimi kërcënues për Albin Kurtin ishte ‘gabim teknik’.
Policia e Kosovës i ka shkuar në shtëpi anëtarit të partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hotit, po i njëjti nuk është gjetur aty./Gazeta Sinjali/