Politikë/ Bashkpartiaku i Fatmir Limajt punësohet në ministrinë e udhëhequr nga Nisma Socialdemokate

news image

Milaim Xani, bashkpartiaku i Fatmir Limajt, njëherit ish-kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të vitit 2014 është punësuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e cila udhëhiqet nga NISMA.

Anëtari i Nismës ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare sa ishte inspektor fitosanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, por ai është shpallur i pafajshëm në vitin 2015.

Në njoftimin e datës 25 qershor 2019, thuhet se Milazim Xani ka marrë më së shumti pikë, gjithsej 71.75 për pozitën e zyrtarit të lartë për mallra bujqësore dhe industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndaj këtij vendimi kanë të drejtë ankese palët e pa kënaqura te Komisioni për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në MTI. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: