Grupi amerikan më i famshëm i muzikës, “The Pussycat Dolls” është bashkuar pas 10 vjetëve.
“The Pussycat Dolls” performuan këngët “Don’t Cha” dhe “Buttons” në finalen e kompeticionit të njohur “X Factor”, transmeton Gazeta Sinjali.
Vokalistja e grupit, Nicole Scherzinger në një intervistë për “MailOnline”, ka thënë se ky është vetëm fillimi që grupi ka përgatitur për fansat e tyre.
“Ishte kaq e mrekullueshme që të bëheshim bashkë përsëri. Energjia nga turma ishte e mahnitshme dhe na dha shtysë”, citohet të ketë thënë 41-vjeçarja.
Nicole iu bashkua anëtareve të tjera të grupit: Carmit Bachar, Kimberley Wyatt, Ashley Roberts dhe Jessica Sutta për një turne muzikor që do të nisë së shpejti./Gazeta Sinjali/