Skuadra e Bashkimit e ka befasuar Sigal Prishtinën, duke e mposhtur në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 95-98, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Më të dalluarit në fitoren e Bashkimit ishin tre amerikanët: Stevie Clark me 35 pikë, Ross me 22 pikë dhe Brigdeman me 16 sosh. Derisa te Prishtina u dalluan: Divine Myles me 21 pikë, Alihodzic me 20 dhe Edmond Azemi me 18 sosh./Gazeta Sinjali/