image Bashkimi Evropian në recesion të thellë

Botë

Pandemia/ Bashkimi Evropian në recesion të thellë

news image

Bashkimi Evropian ka hyrë në recesionin më të thellë në historinë e tij për shkak të pandemisë së Covid-19.

Komisioneri Evropian për Ekonominë dhe Çështjet Financiare, Paolo Gentiloni thotë se inflacioni thuajse do të zhduket, ndërsa borxhi publik dhe deficit buxhetor do të marrin hov.

Komisioni parashikon se me kontraktimin e ekonomisë gjatë këtij viti, çmimet e konsumit do t’i afrohen stanjacionit.

Niveli i inflacionit do të ngadalësohet në 0.2 përqind në 2020-tën, para se të shkojë në 1.1 përqind vitin e ardhshëm, kur eurozona do t’i rikthehet rritjes ekonomike. Investimet pritet të tkurren me 13.3 përqind gjatë këtij viti.

Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia do të jenë mes vendeve më të goditura nga efektet ekonomike të pandemisë, ndërsa Luksemburgu, Malta dhe Austria pritet ta menaxhojnë më mirë tronditjen./Gazeta Sinjali/