image Bashkimi Evropian mbyll kufijtë për 30 ditë

Siguri

Botë/ Bashkimi Evropian mbyll kufijtë për 30 ditë

news image

Bashkimi Evropian ka vendosur t’i kufizojë lëvizjet në Bashkimin Evropian nga jashtë për tridhjetë ditë.

Sipas kësaj, hyrja në BE nuk do t’u lejohet shtetasve të vendeve tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se qëllimi i këtyre masave të rrepta është ngadalësimi i përhapjes së virusit, mbrojtja e qytetarëve dhe siguria.

Von Der Leyen ka shtuar se po shqyrtohet vendosja e një “korsije të gjelbër” në vendkalimet kufitare, për ta siguruar qarkullimin e mallrave dhe furnizimin e qytetarëve.

Përjashtim nga pamundësia për të hyrë në territor të BE-së do të ketë për shtetasit e BE-së, që kthehen prej vendeve tjera, mjekët dhe stafi i nevojshëm për punë mjekësore./Gazeta Sinjali/