image Bashkimi Evropian do të vendos sanksione ndaj bankës më të madhe ruse
[wp-story id="814678"]

Botë

Bashkimi Evropian do të vendos sanksione ndaj bankës më të madhe ruse

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka theksuar se do të vendosin sanksione edhe ndaj bankave të tjera ruse.

“Jemi duke e përcjellur sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili përbën 37% të sektorit bankar rus”, tha Von der Leyen për gazetën gjermane Bild, kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.

Shtete e Bashkuara të Amerikës  kanë vendosur “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, në fillim të prillit, shkruan BBC.

Gjithashtu, edhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Sberbank dhe është zotuar të ndalojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

/GazetaSinjali/