image Bashkim Jashari: Nuk janë nderuar ushtarët serbë, kemi shku me ftesë të ambasadave

Politikë

Bashkim Jashari: Nuk janë nderuar ushtarët serbë, kemi shku me ftesë të ambasadave

news image

Komandanti  i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka thënë se kishin pasur ftesë nga ambasada gjermane dhe ajo franceze që garda e FKS-së të nderojë të rënët e Luftës së Parë Botërore.

Por shton se “nuk ka qenë qëllimi të nderohen ushtarët serbë”.

Ai ka shtuar se “rreshtimi është bërë gabim”, duke e përsëritur se ceremonia ka qenë vetëm për të rënët francezë dhe gjermanë.

“Garda ceremoniale nuk ka shku me i nderu ushtarët serbë. Garda ka shku me ftesë të ambasadës gjermane dhe franceze. Në pllaka janë edhe të rënet gjermanë, francezë, por edhe serbë. Kjo është e tëra”, ka thënë ai në T7.

Ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh asnjëhërë, mirëpo rikujtoi se edhe në të kaluarën shumë politikanë “kanë rënë në situata të tilla”.

Krejt kjo për shkak të lapidarëve që disa prej tyre janë të rreshtuar gabim, duke e përfshirë edhe këtë te varrezat krishtere në Prishtinë.

“Për shkak të afërsive të pllakave që janë afër, ka ndodh edhe të kaluarën, kanë rënë edhe shumë liderë në këtë grackë, por nuk janë nderuar ushtarët serbë”, ka thënë ai.

Ngjarja ka ndodhur më 11 nëntor kur ambasada e Gjermanisë dhe e Francës organizuan ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Aty shihen pjesëtarët e FSK-së edhe afër lapidarit ku përkujtohen luftëtaret serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914.

/GazetaSinjali/