image Bashkësia Islame e Kosovës njofton për fillimin e muajit të Ramazanit

Sociale

Bashkësia Islame e Kosovës njofton për fillimin e muajit të Ramazanit

news image

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë se muaji i Ramazanit fillon ditën e martë, më 13 prill 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes njoftimit, kjo bashkësi ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të këtij muaji, duke u dëshiruar agjërim të lehtë.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftimin e BIK-ut./Gazeta Sinjali/

#Ramazani_2021 Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët…

Posted by Bashkësia Islame e Kosovës on Sunday, April 11, 2021