image Kompanitë funerale shtyjnë protestën për dhjetë ditë - Sinjali

Kompanitë funerale shtyjnë protestën për dhjetë ditë

news image

Kompanitë funerale kanë njoftuar se kanë shtyrë protestën e paralajmëruar për ditën e hënë, në një afat prej 10 ditësh.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta është shtyrë pas takimit që kanë pasur me kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Ju njoftojmë se pas një takimi me kabinetin e kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ne vendosëm që protestën ta shtyjmë për një afat prej dhjetë ditësh. Si përfaqësues i kompanive, shpresoj që komuna do t’i merr parasysh kërkesat tona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kompanitë funerale kishin paralajmëruar protestë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për t’i dhënë Bashkësisë Islame leje për kryerjen e shërbimeve funerale.

Përmes një komunikatë, kompanitë funerale kanë kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes, pasi thonë se BIK nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në Komunën e Prishtinës, pasi që ekzistojnë 15 kompani privat të cilat kanë të drejtë ligjore me licencë për kryerjen e këtyre shërbimeve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin