Sophie Grégoire Trudeau, bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ka rezultuar pozitiv në analizat për koronavirus, bën të ditur zyra e kryeministrit në një deklaratë.
“Ajo do të qëndrojë e izoluar. Ndihet mirë, dhe po merr të gjitha masat e rekomanduara dhe simptomat e saj mbeten të buta”, thuhet në deklaratë.
Në këtë mënyrë është detyruar që të qëndrojë në vetëizolim edhe bashkëshorti i saj, kryeministri kanadez.
Sipas zyrës së shtypit, kryeministri nuk ka simptoma por do të qëndrojë në izolim për 14 ditë ndërsa nuk planifikohet që ai ti nënshtrojë testit të koronavirusit.
“Kryeministri do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj dhe me një fjalim do i drejtohet sot popullit kanadez”, bën të ditur zyra e tij. /Gazeta Sinjali/