Si duket artistët shqiptarë kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin, duke na paralajmëruar kështu bashkëpunimet e tyre të radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Theksojmë se disa prej tyre po sjellin bashkëpunimin e tyre të parë në publikun shqiptarë.
Duke filluar nga Mozzik dhe Elvana, Ledri dhe Majk, Noizy dhe Elgit Doda, Tayna dhe Azet, janë disa nga artistët që së shpejti do të vijnë në duet.
Sidoqoftë, marrë parasysh famën e madhe dhe sukseset që posedojnë, padyshim se do të jenë hite verore.
Theksojmë që këtë periudhë me lehtësimin e masave kanë filluar të mbahen edhe koncertet dhe mbrëmjet e ndryshme muzikore. /GazetaSinjali/