KF Vushtrria është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Bekim Shotanit.
Vushtrria shkarkoi trajnerin Shotani vetëm pas tre javësh të zhvilluara të IPKO Superligës së Kosovës. Shotani nuk e nisi mbarë sezonin duke pësuar dy humbje dhe një barazim, duke u renditur në pozitën e fundit të tabelës.
Tashmë, ish skuadra kampione është hedhur në kërkim të një trajneri të ri duke mos humbur kohë.
Një burim i Insportit brenda klubit bënë të ditur se drejtuesit e klubit sot do të zhvillojnë një takim me ish zëvendësin e trajnerit të njohur italian, Antonio Conte. Ai ka qenë trajner i skuadrës së njohur italiane, Lecce.
Sipas këtij burimi ai është në negociata edhe me gjigantin italian, Napoli për t’u bërë pjesë e shtabit teknik të trajnerit Carlo Ancelotti.
Për shkak të negociatave emri nuk do të publikohet. Megjithatë, emri është i njohur për redaksinë tonë.
Në rast të dështimit të marrëveshjes me italianin, klubi të enjten do të zhvillojë bisedime me një trajner turk, por që është duke i konsideruar edhe trajnerët vendorë, shkruan Insporti.
Vushtrria pas tre sezonesh në Ligën e Parë, këtë sezon është rikthyer në Superligë.
Vetëm disa ditë para se të niste sezoni i ri i Superligës, Vushtrria ishte bërë me pronar të ri, pas largimit të Naser Imeri.
Pronari i ri është biznismeni sukseshëm po nga ky qytet, Bajrush Kajtazi, i cili ka premtuar reforma të mëdha në klub