image Bashkëpunëtori dhe njeriu i afërt i Kurtit nuk arrin të rizgjidhet deputet

Kosovë

Kuvendi/ Bashkëpunëtori dhe njeriu i afërt i Kurtit nuk arrin të rizgjidhet deputet

news image

Bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme pët t’u bërë përsëri deputet.

Sveçla ka marrë 6 mijë e 733 vota, duke mbetur jashtë legjislaturës së shtatë të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

6 mijë e 747 votat që i kishte marrë në zgjedhjet e kaluara të vitit 2017, i kishin mjaftuar Sveçlës që të bëhej deputet.

Sveçla njihet për afërsinë e tij me liderin e LVV-së, Albin Kurtin, i cili pritet të bëhet kryeministër i vendit.

Bashkë me Sveçlën, edhe ish-deputetët Ismail Kurteshi, Sami Kurteshi dhe Drita Millaku nuk kanë arritur që të rizgjedhen për ta përfaqësuar popullin në organin ligjvënës të shtetit. /Gazeta Sinjali/

Image result for kurti sveçla