Kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Slavonksi Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.
Ndonëse ka kaluar kohë që kur ata kanë ateruar në aeroport, ata ende nuk janë takuar me më të dashurit e tyre.
Familjarët e tyre po shoqërohen nga Policia e Kosovës deri në vendin ku të mbijetuarit po presin. Pastaj, ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre, me familjarët dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Njëri nga të mbijetuarit e aksidentit është takuar me familjarët e tyre dhe është nisur për në shtëpi./Gazeta Sinjali/