image Bashkatdhetarët drejt Kosovës, pritje deri në 80 minuta në kufi

Kosovë

Bashkatdhetarët drejt Kosovës, pritje deri në 80 minuta në kufi

news image

Pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar në Dheu i Bardhë.

Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi.

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pikëkalimet kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatë.

Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar, në përditësimin e fundit (19:37), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar në Dheu i Bardhë (80 minuta) dhe Merdarë (60 minuta).

Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Jarinje, rreth 15-20 minuta, po ashtu edhe në Vërmicë, rreth 10-15 minuta.

Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta. /GazetaSinjali/