image Basha rizgjidhet edhe zyrtarisht kryetar i PD-së

Shqipëri

Basha rizgjidhet edhe zyrtarisht kryetar i PD-së

news image

Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike, përcjell Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia besuan drejtimin e PD-së Lulzim Bashës.

I dyti më i votuari u rendit kandidati Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, pasuar nga Edit Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 sosh.

Votimit të së dielës i paraprinë akuza të forta nga rivalët e Bashës për parregullsi të shumta.

Ky do të jetë mandati i tretë si kryetar i Partisë Demokratike për Lulzim Bashën. /Gazeta Sinjali/