image Basha: QKUK është stërmbushur, nuk po i pranon as pacientët në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Basha: QKUK është stërmbushur, nuk po i pranon as pacientët në gjendje të rëndë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se pandemia duhet të jetë prioritet i këtij vendi.

Basha ka shtuar se për 50 ditë të qeverisjes Hoti, kanë vdekur 120 qytetarë si pasojë e infektimit me këtë virus.

 “Unë e pata një bisedë më herët me deputetin Haliti dhe po tregon që një grua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është në gjendje shumë të rëndë dhe nuk kanë vend ta pranojnë. Infektiva, Polmologjia janë, komplet nuk ka vend. Ai duhet të jetë prioriteti i qeverisë, e jo Vuçiqi. Mijëra biznese janë duke falimentuar derisa ne flasim për Vuçiqin”, tha ai, duke shtuar se ka njerëz që me vite kanë investuar me djersë në bizneset e tyre, derisa tash po falimentojnë për shkak të keqmenaxhimit të qeverisë.

Më tej, Basha u shpreh se kjo qeveri e ka prioritet t’ia bëjë zgjidhjen Vuçiqit e jo qytetarëve./Gazeta Sinjali/