image Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD-ja

Shqipëri

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD-ja

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi i partisë së tij, Sali Berishën, këtë vendim e bëri të ditur gjatë mbrëmjes së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha që ka marrë një vendim për mbrojtje të dinjitetit të tij. Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore është e drejtë themelore e njeriut, çështja është komplekse, sepse përfshin DASH-in. Nga ana ime, prej 2 muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Partneriteti i PD-së me SHBA-në është i pacënueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve, të së ardhmes së Shqipërisë.

Me përkrahjen e SHBA-së Shqipëria ka siguruar arritjet me të rëndësishme. Ne e konsiderojmë aleatin tonë më të rëndësishëm. Berisha ka bërë të qartë se është një çështje personale e tij dhe PD me grupin nuk duhet të përfshihen.

Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së” tha Basha, shkruan abcnews.al, përcjell Gazeta Sinjali.

Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, më 19 maj të këtij viti iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken për shkak të veprimeve korruptive.

“Veprimet korruptive të ish-Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. /GazetaSinjali/