image Basha: Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen në Deçan

Sociale

Basha: Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen në Deçan

news image

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për sulmin ndaj autobusit në Deçan ku mbetën tre të vrarë dhe një i lënduar.

Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, ka shkruar Basha në Twitter.

Reagime të shumta që dënuan krimin e ndodhur në Deçan pati nga shumë liderë në Kosovë dhe rajon.

/GazetaSinjali/