Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin “MetLife” në New Jersey.
Ai e ndoqi ndeshjen së bashku me babain e tij dhe Melania Trumpin, ndërsa Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 dhe u shpall kampione e botës.
Në stadium ishin të pranishëm edhe shumë figura të njohura nga bota e muzikës dhe spektaklit, përfshirë Shakirën, Madonnën dhe Justin Bieberin.
Një fotografi ku Barron shihet duke biseduar me Donald Trumpin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Vëmendjen e përdoruesve e tërhoqi kravata e kuqe e Barronit, e cila u krahasua me stilin karakteristik të babait të tij.
“Kravata e Barron Trump në finalen e Botërorit ngjan me atë të babait të tij”, shkruan disa përdorues në platformën X.
Ndërkohë, Donald Trump doli në fushë së bashku me Infantinon gjatë ceremonisë, ku u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve të pranishëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!