image Barrierat në Kosovë e Serbi po dëmtojnë bujqit shqiptarë

Shqipëri

Barrierat në Kosovë e Serbi po dëmtojnë bujqit shqiptarë

news image

Masat e ashpra shtrënguese antiCOVID që Qeveria e Kosovës mori së fundmi për të hyrë në kufi po dëmtojnë fermerët dhe eksportuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve.

Teksa sqarojnë se vonesat në doganë krijojnë kosto shtesë e në shumë raste prishje të produkteve, disa eksportues po tërhiqen nga tregu kosovar.

Ndërsa në Kosovë shkaku i pengesave po rezulton koronavirusi, në Serbi eksportuesit po përballen me refuzim të pranimit të certifikatave të produkteve të kryera në Shqipëri, ndonëse në kuadër të “Ballkanit të Hapur” ato duhet të njiheshin në mënyrë reciproke.

Kosova dhe Serbia janë dy prej vendeve ku eksportohen më së shumti prodhimet bujqësore dhe bllokimi i dy tregjeve sjell kosto të mëdha për fermerët dhe eksportuesit shqiptarë. /GazetaSinjali/