Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka sqaruar se të gjithë personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, do të kontaktohen nga personeli shëndetësor për t’u njoftuar se kur duhet të marrin dozën e dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë sqarim Bardhi e dha për Sinjalin, duke thënë se ekipet janë mobilizuar që ky proces të funksionojë siç duhet.
“Të gjithë ata që e kanë të shkruar datën, pavarësisht qendrës ku janë vaksinuar, të gjitha ekipet janë mobilizuar që t’i njoftojnë për kohën kur do ta marrin dozën e dytë”, ka thënë Bardhi për Sinjalin.
E gjithë kjo me qëlllim që të mos ketë grumbullime të njerëzve para qendrave të vaksinimit, njoftoi ai tutje
Sipas Bardhit, ekipet e personelit shëndetësor i telefonojnë personat dhe ju caktojnë kohën që çdo 5 minuta dikush të marrë vaksinën, derisa bëri thirrje që të mos iu drejtohen qendrës së vaksinimit pa u kontaktuar nga ekipet paraprakisht.