Basketbollisti kosovar, Bardhi Rexha ka konfirmuar largimin e tij nga KB Rahoveci.
Rexha përmes llogarisë së tij zyrtare ka konfirmuar largimin nga klubi i deritanishëm. Megjithatë, ai nuk e ka treguar destinacionin e radhës por ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e Rahovecit.
Rexha deklaroi se arsyeja e largimit nga Rahoveci ishte se klubi nuk e përfshinte atë në projektin e ri dhe se si lojtar i lirë ai do të jetë më i lirë të zgjedh projektin që i konvenon më së miri për tu zhvilluar edhe më tej në karrierën e tij.
Postimin e plotë të Bardhi Rexhës mund ta shikoni më poshtë: