image Bardhi: Paraqitje e mirë nga ne, kishte momente kur ishim më të mirë se Austria

Futboll

Bardhi: Paraqitje e mirë nga ne, kishte momente kur ishim më të mirë se Austria

news image

Enis Bardhi pas ndeshjes me Austrinë, të cilën ndeshje Maqedonia e Veriut e humbi me rezultat 3-1, ka thënë se ishte një paraqitje e mirë, transmeton Sinjali Sport.

Maqedonasit debutuan me humbje në Kampionatin Evropian, mirëpo ende kanë shpresë se mundtë kalojnë grupin, pasi ishte vetëm ndeshje e parë.

Bardhi deklaroi pas ndeshjes se për një nuancë ishin më të mirë, mirëpo që bënë gabime shumë, duke lëshuar raste shënimi.

“Normal që është e vështirë që të luftosh ndaj më të mirëve. Mendoj se në momente ne ishim më të mirë, mirëpo ata i shfrytëzuan rastet dhe ky është futbolli”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

 “Jam i lumtur që jemi këtu, më gëzon fakti se ekipi është gjallë, kemi edhe dy ndeshje. Do shohim se ku janë gabimet tona, do i analizojmë të gjitha ato”.

“ Gjatë këtyre ditëve të pushojmë mirë dhe të besojmë se do luajmë edhe më mirë në ndeshjet e radhës”, shtoi më tej Bardhi. /Gazeta Sinjali Sporti/