Një shtyllë elektrike është bërë hall i madh tash e disa vite për banorët e Prizrenit në rrugën “Haki Taha”.
Një banor i kësaj lagje ka treguar për Gazetën Sinjali, se mbi 20 herë ka bërë kërkesë për ndërrimin e kësaj shtylle, por që KEDS nuk ka ndërmarrë masa.
Sinjalizuesi ka treguar se pas insistimit të Policisë dhe Drejtorisë së Emergjencave, KEDS-i e kanë vizituar lagjen, kanë bërë fotografi me të cilat kanë konstatuar se është rrezik dhe duhet të ndërrohet. Megjithatë, shtylla e shkatërruar vazhdon të qëndrojë e varur aty.
Ai u shpreh shumë i shqetësuar, duke thënë se as gjumin nuk e bën rehat, pasi që ka frikë se shtylla mund të rrëzohet mbi shtëpinë e tij.
Me këtë shtyllë, sipas sinjalizuesit, janë të lidhura afro 26 shtëpi dhe ka disa herë që është rrëzuar. /Gazeta Sinjali/