image Banorët serbë e Njësia Speciale vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinje, bllokohen gazetarët - Sinjali

Banorët serbë e Njësia Speciale vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinje, bllokohen gazetarët

news image

Protestuesit serbë ende janë duke qëndruar në pikën kufitare të Jarinjes që nga e hëna.

Qytetarët serbë kanë ngritur një tendë dhe kanë ndezur një zjarr, derisa Njësia Speciale po e vëzhgon situatën nga rruga.

E krejt kjo pas vendimit të MPB-së që duhet të pajisen me targa të përkohshme të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Shumë medie dhe gazetarë kanë mbetur të bllokuar nga protestuesit duke iu pamundësuar edhe lëvizja e lirë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme që ky vendim të mos pengojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, duke shtuar se situata në kufijtë “është e qetë”.

Ministria që udhëheq Sveçla ka njoftuar se përveç në pikat kufitare, qytetarët mund të pajisjen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin