image Banorët në Shqipëri strehohen në fusha të improvizuara të futbollit

Foto/ Banorët në Shqipëri strehohen në fusha të improvizuara të futbollit

news image

Në Shijak banorët janë strehuar në një kalçeto të shndërruar në kamp. Banorët janë mjaft të kënaqur me shërbimin që po ju ofrohet.

“Jemi shumë të kënaqur me kushtet dhe shërbimin”, shprehet një zonjë.

Ndihen të qetë dhe të sigurt në këtë kalçeto tashmë të shndërruar në kamp për të strehuar të dëmtuarit nga tërmeti.

“Çdo gjë është me bollëk, as në shtëpi nuk i kemi këto kushte që po jetojmë këtu. Nuk kanë ardhur ende ekspertët për të bërë verifikimet e duhura. Na kanë hequr dhimbjen dhe nuk e ndjejmë fatkeqësinë e tërmetit. Ndjejmë ngrohtësi nga stafi”, shprehet një tjetër qytetar.

Një prej vajzave vullnetare ka ardhur nga Maqedonia së bashku me 4 djem të tjerë, privatisht. Një grup i përbërë nga një psikologe dhe të tjerët janë gjimnazistë vullnetarë.

“Jemi të përgatitur që të japim ndihmën, më të fokusuar tek fëmijët. Jemi mobilizuar të gjithë shkollat e mesme që të sjellim ndihma financiar, për të ju gjendur në këto ditë të vështira vëllezërve tanë. Jemi të përhapur në Vorë dhe në qytetin e Durrësit”, shprehen disa vullnetarë.