Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.5, kishin kërkuar ndihmë dy muaj më parë.
Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.3, kishin kërkuar ndihmë dy muaj më parë.
Një prej të afërmve të një prej personave që ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, tregoi se autoritetet ishin njoftuar për dëmtimet e pallatit që pas tërmetit të 21 shtatorit. Sipas këtij personi, asnjë masë nuk ishte marrë nga autoritetet për të ndihmuar banorët, disa prej të cilëve sot kanë humbur jetën.
“(Banorët) i njoftuan (autoritetet) pas tërmetit të parë. Ku të shkonin? Të flinin në çadra? Asnjë masë nuk u mor”, tregoi një prej personave që tha se djali i dajës së tij ka mbetur i bllokuar në rrënoja.
Deri më tani numri i viktimave nga termeti në Shqipëri ka shkuar në 10-të. /Gazeta Sinjali/