image Banorët e këtij shteti do të mund të shkojnë pa viza në SHBA nga 11 nëntori

Botë

Liberalizimi/ Banorët e këtij shteti do të mund të shkojnë pa viza në SHBA nga 11 nëntori

news image

Duke filluar nga 11 nëntori, polakët mund të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të qëndrojnë për 90 ditë pa patur nevojë për vizë, njoftoi sot presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Pritur me padurim që prej shumë vitesh nga polakët kjo masë është prezantuar nga konservatorët në pushtet në Poloni si një rezultat i marrëdhënieve të tyre të mira me administratën Trump.

Duke cituar ambasadoren amerikane në Varshavë, Georgette Mosbacher, Duda theksoi se njoftimi zyrtar i kësaj çështjeje pritet sot në Uashington.

“Falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte premtuar një vit më parë se Polonia do të pranohej në programin e heqjes së vizave para përfundimit të mandatit të tij”, theksoi ai.

Njoftimi u bë në momentin më të mirë për presidentin polak, i cili po përgatitet të rizgjidhet në pranverë për një mandat të dytë.