image Banorët e fshatit në Mitrovicë kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë, preferojnë diçka tjetër

Kosovë

Komuna/ Banorët e fshatit në Mitrovicë kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë, preferojnë diçka tjetër

news image

Banorët e fshatit Shupkovc të Mitrovicës, sot ia ndalën punën kompanisë që po e ndërton një xhami të re në këtë fshat.

Ata po ankohen se nuk i pyeti kush, kur nisën gërmimet, ndonëse kishin bërë një peticion kundër bërjes së xhamisë në këtë lokacion.

“S’jemi kundër xhamisë, as kundër fesë, mos të keqkuptohet që jemi kundër, por e kemi xhaminë këtu afër dhe nuk ka nevojë të ketë në çdo kënd, çdo lagje, çdo metër xhamia”, tha njëri nga banorët.

Sipas banorëve më mirë do të ishte të ndërtohej një biblotekë në vend të xhamisë.

“Më mirë kishte qenë një biblotekë me e bë, nëse veç duhet me ndërtu diçka, faktikisht kjo pjesë nuk është për ndërtim, është bash në rrjedh të ujit”, deklaroi një banor për Klan Kosovën.

Një xhami tjetër është duke u ndërtuar rreth 500 metra më larg, në këtë fshat që ndodhet në periferi të Mitrovicës. Edhe për të pati kundërshti, por qeveria komunale dhe autoritetet fetare u patën deklaruar se gjithçka është në rregull në lidhje me këtë tempull fetar./Gazeta Sinjali/